Po kërkohet rrëzimi i Vuçiqit.
Presidenti i partisë “Serbia e Re”, Velimir Ilic, ka thënë se në Serbi duhet të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale, pasi sipas tij, Aleksander Vuçiqi është duke u përgatitur për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ilic ka thënë se Vucici nuk është duke vepruar si president i Serbisë dhe se nuk do ta mbrojë kushtetutën e shtetit.
“Presidenti i Serbisë është duke u përpjekur që të na bind se gjëja më e rëndësishme është paqja dhe stabiliteti në rajon, por ai është na panik, dhe konfuz”, ka thënë Ilic teksa ka komentuar paraqitjen e Aleksander Vuçiqit për dorëheqjen e Ramush Haradinajt.
Ai thotë se sipas deklaratave të Vuçiqit kanë kuptuar se nuk është duke u planifikuar ndonjë zgjdihje për Kosovën që do të kënaqtë Serbinë dhe që do të plotësonte interesin nacional.
“Ne gjithashtu jemi në dijeni se presidenti i Serbisë është duke u përgatitur për të njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, sepse kështu duan fuqitë e mëdha dhe Bashkimi Evropian”, ka shtuar ai, shkruan novimagazin.rs, transmeton Express.
Përveç kësaj politikani serb ka thënë se përpara zgjedhjeve presidenciale duhet që të krijohet një qeveri teknike për t’i përgatitur zgjedhjet, në të cilat populli serb do të përcaktohej se në çfarë drejtimi do të shkoj dhe kush do t’i drejtojë në atë drejtim.