Politikani serb: Ra taksa, Serbia e harrojë Asociacionin dhe Ushtrinë e Kosovës

16:21 | 09 Janar 2019

Problemet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë.

Kryetari i partisë Serbia e bashkuar Dragan Markoviq Palma thotë se problemin e Kosovës duhet zgjedhur urgjentisht.

Në kundërtën, ka deklaruar ai, përcjell agjencia e lajmeve tanjug, do të paraqiten kërkesa të reja rreth saj dhe ka shtuar se opozita në vend se çështjen e Kosovës, problem kryesor e sheh çështjen e medieve në Serbi, transmeton Koha. net.

“Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, ne gjithmonë fokusohemi në një problem tjetër të ri duke harruar të vjetrin. Më nuk po përmendet Asociacioni i Komunave serbe, madje as formimi i Ushtrisë së Kosovës. Tani në rendin e ditës janë taksat dhe natyrisht se ky është problem i madh.. . Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me kompromis dhe nëse nuk e zgjidhim brenda disa muajve, sërish SHBA-ja dhe 5 -6 vende të Bashkimit Evropian të do të pajtohen me shqiptarët e Kosovës për kërkesa të reja”, ka thënë Palma.

Komento: