Politikani serb thotë se Prishtina e fiton kontestin për Trepçën

12:52 | 04 February 2019

Dusan Janjic ka deklaruar se Prishtina e fiton kontestin për Trepçën.

Kryetari i Forumit për marrëdhënie etnike i Serbisë, Dusan Janjic, ka vlerësuar se Serbia nuk mund të bëjë shumë rreth çështjes së kombinatit Trepça në Kosovë dhe se masat të cilat mund t’i ndërmarrë janë në fushën e politikës e të diplomacisë.

Në një intervistë për agjencinë Beta, ai ka thënë se masat të cilat i ka ndërmarrë Serbia në vitin 2015 janë orientuar kryesisht në masa politike e presione, e pastaj edhe në apele bashkësisë ndërkombëtare, si edhe se, sipas tij, çështja e Trepçës është dashur ‘të zgjidhet’ shumë më herët.

“Intervenimet e pushtetit të Vucicit janë bërë vonë dhe janë tepër politike, gjë që i shkon për shtati Serbisë e Prishtinës”, ka thënë Janjic.

Ai ka akuzuar edhe qeveritë e mëparshme serbe të Kostunicës e të Djindjicit, të cilat sipas tij nuk kanë dashur të merren me ndarjen e pasurisë në Kosovë, duke e parë këtë si njohje të Kosovës.

Janjic mendon se çështja e Trepçës mund të shtrohet në Komisionin për sukcesion dhe Prishtina do ta fitojë kontestin.

Komento: