Kosova mposhtet nga Polonia.
Kosova është mposhtur nga Polonia në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023.
Në Bielsko-Biala, Polonia fitoi me rezultat 36:22, shkruan Gazeta Express.
Në momente Kosova tregoi lojë të mirë, por Kombëtarja nikoqire shfaqi më shumë.
Përvoja dhe niveli se ku luajnë lojtaret e bëri dallimin.
Të mërkurën zhvillohet ndeshja e kthimit në Prishtinë.