Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë mund të shpërthejë në çdo moment.
Polonia po përgatitet për “skenarë të ndryshëm” duke përfshirë një fluks të mundshëm refugjatësh nëse Rusia do ta sulmonte Ukrainën, tha të dielën ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski, përcjell Gazeta Express.
“Është e qartë se për shkak të situatës në Ukrainë ne po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Një prej tyre janë veprimet e [provincave] lidhur me fluksin e mundshëm të refugjatëve nga Ukraina, të cilët, për shkak të një konflikti të mundshëm, mund të kërkojnë një strehë të sigurt në vendin tonë”, tha Kaminski.
Polonia dhe Ukraina ndajnë një kufi prej 332 miljesh.
Kryetari i qytetit lindor polak të Ciechanow tha të shtunën se atij iu kërkua nga qeveria rajonale që të përgatiste strehim për refugjatët e mundshëm, raporton The Guardian.
“Na u kërkua të tregonim listën e objekteve të akomodimit për refugjatët, numrin e njerëzve që do të ishte e mundur të akomodoheshin, kostot e përfshira dhe kohën për përshtatjen e ndërtesave me një rekomandim deri në 48 orë”, shkroi Krzysztof Kosinski në Twitter.
Në fund të janarit, zëvendësministri i Brendshëm i Polonisë Maciej Wasik tha se Polonia po përgatitej për deri në një milion emigrantë ukrainas.