Sot Kosova feston 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Me këtë rast edhe shumë urime edhe nga miqtë ndërkombëtarë.
Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në 11 vjetorin e pavarësisë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e ka publikuar letrën e Pompeot, në të cilën thuhet se SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën.
“Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke si pjesë qendrore të tyre, do të jetë proces jetik për suksesin e Kosovës”, thuhet në letër.
Letra e plotë:
Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, e uroj Kosovën për përvjetorin e njëmbëdhjetë të shtetin të pavarur dhe sovran.
Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për ta ndihmuar Kosovën që t’i hapë dyert drejt së ardhmes me më shumë prosperitet, siguri dhe stabilitet në dekadën e dytë të pavarësisë. Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke si pjesë qendrore të tyre, do të jetë proces jetik për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni kërkon zhvillime të vazhdueshme për t’i forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne dëshirojmë ta vazhdojmë ndërtimin e partneritetit tonë dypalësh, të mbështetur në vlera dhe prioritete të përbashkëta, duke e ndihmuar Kosovën për ta shtruar rrugën e saj drejt integrimit të mëtutjeshëm në Evropë.Shtetet e Bashkuara e çmojnë lidhjen e fortë mes popujve tanë dhe do t’i mbështesin hapat e atyre që punojnë për ta nxjerrë në pah potencialin e madh të Kosovës.