POPO! De Ligt te Juventusi, zbulohet paga e tij e “majme”

21:43 | 22 June 2019

De Ligt, duket se do të përfundojë në Itali.

Matthijs De Ligt është gjithnjë e më pranë Juventusit. Të dyja skuadrat po zhvillojnë negociatat e fundit për të gjetur akordin përfundimtar. Po punohet sidomos për pagën e mbrojtësit.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka kërkuar 12 milionë euro plus bonuse, teksa De Ligt mund të bëhet lojtari i dytë më i paguar te Juventusi pas Cristiano Ronaldos.

Në kontratën e tij mund të përfshihet edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Në këtë mënyrë bardhezinjtë kanë bërë shumë hapa përpara për transferimin e mbrojtësit, teksa për Ajax-in do të shkojnë 65-75 milionë euro. Raiola po përpiqet që të ulë çmimin e transferimit për të rritur sa më shumë pagën vjetore të mbrojtësit.

Komento: