“Populli po kërcënohet e shantazhohet nga Lista Serbe”

12:42 | 22 September 2019

Partia e Serbëve të Kosovës ka thënë se Lista Serbe po e kërcënon popullin.

Kjo parti deklaroi përmes një komunikate për shtyp se e kupton frikën dhe shqetësimin që Lista Serbe e ka nën lëkurë nga humbja reale në zgjedhjet e 6 tetorit, por që këtë nuk do ta pranojnë si arsye as të drejtë që ajo t’i kërcënojnë votuesit as t’i kushtëzojnë ata me vende pune.

Komunikata e plotë e Partisë Serbe të Kosovës

Partia Serbe e Kosovës e kupton frikën dhe shqetësimin që Lista Serbe ka nën lëkurë, por me gjithë frikën reale nga humbja në zgjedhjet që po vijnë, ne nuk e pranojmë këtë si arsyetim për t’i kërcënuar votuesit dhe shantazhuar punëtorët më vendet e tyre të punës.

Të dashur vëllezër nga Lista Serbe, me kërcënimet tuaja të rënda dhe përpjekjet për të shantazhuar popullin, ju po tregoni se frika ka mbizotëruar në mendjet tuaja.

Partia e Serbëve të Kosovës do ta informojë KQZ-në, Prokurorinë e Kosovës dhe PK-në për kërcënimet që ju po ua bëni këto ditë anëtarëve të komisioneve zgjedhore, të cilët janë miratuar në mënyrë të rregullt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke dërguar fakte të mbledhura dhe deklarata të viktimave të cilët u janë nënshtruar kërcënimeve dhe presionit.

Synimi juaj për të përdorur metoda dhe rregulla tjera, nga ato të përcaktuara me ligj në ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë sukses, e ai qëllim është evident.

Ne i ftojmë qytetarët të na raportojnë çdo kërcënim, shantazh dhe presion, në mënyrë që të mbrojmë të drejtën tonë për lirinë e mendimit dhe veprimit politik, dhe t’i dërgojmë abuzuesit dhe banditët, atje ku e kanë vendin me ligj”, thuhet në komunikatën e Partisë së Serbëve të Kosovës.

Komento: