Populli vuan nga mungesa e rrymës, Kurti ia krisëvalle në një dasmë në Llap

12:20 | 29 December 2024

Qytetarët e Kosovës po përballen me ndërprerje të paprecedenta të energjisë elektrike ndër vite, që zgjasin dhjetëra orë çdo ditë.

Ndonëse kryeministri i vendit, Albin Kurti u deklarua i shqetësuar me ankesat e qytetarëve për reduktime të energjisë elektrike, kjo nuk i zgjati shumë.

Ai është parë në një dasem në Podujevë. Si rrallë herë, kryministri Kurti shihet më i lumtur se kurrë. Ia krisë valles bashkë me dasmorët.

Qytetaret e Kosovës po vazhdojnë të përballem me reduktime të ashpëra të energjisë elektrike që disa ditë.

Ministria e Ekonomise sqaroi se me uljen e temperaturave dhe duke qenë në prag të fundvitit, konsumi i energjisë elektrike është rritur në rajon e në disa vende evropiane.

“Aktualisht, rrjeti i shpërndarjes dhe transmisionit ka arritur kapacitetin maksimal të shfrytëzimit (mbi 1400 MW gjatë ditës dhe mbrëmjes). Kjo mbingarkesë po rrezikon stabilitetin e sistemit dhe furnizimin e disa zonave, për shkak të prishjeve që shpesh ndodhin në mot të lig ose mungesës së kapaciteteve të lira alternative për furnizim”, – shkruan në llogarinë e Ministrisë së Ekonomisë në Facebook.

Komento: