
Hajredin Kuçi ka një porosi për Albin Kurtin.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hjredin Kuçi, është shprehur kritikues ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.
Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi, iu është drejtuar kandidatit për kryeministër Albin Kurti, se nëse nuk e bën bashkimin kombëtar sa është kryeministër, njerëzit do ta humbasin besimin e tij.
Në seancën plenare për votimin e qeverisë së re, Hajredin Kuçi u shpreh kritikues ndaj Kurtit duke e akuzuar për mashtrim karshi qytetarëve.
Ai iu foli edhe deputetëve të LDK-së, ku tha se kjo parti duhet të dijë se nuk e ka më partner koalicioni partinë e tij, PDK-në.
Derisa theksoi se gjatë mandatit opozitar, nuk do të përdorin metodat që i ka përdorur më herët Lëvizja Vetëvendosje.