Porosia e Vjosa Osmanit për qytetarët qe ende nuk kanë votuar

11:02 | 06 October 2019

Kosova po voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, sapo ka votuar.

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sapo ka hedhur votën e saj.

Pas votimit, Osmani i ftojë qytetarët që të dalin dhe të votojnë.

Sipas saj, këto janë zgjedhje historike për Kosovën.

“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik, sepse është ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Besoj se përmes një procesi fer dhe demokratike Kosova ka arsye për të festuar”, ka thënë Osmani.

Komento: