Portieri i Argjentinës shpjegon gjestin e tij dhe ka një mesazh për Mbappe

11:08 | 19 December 2022

Festa e argjentinasve pas fitores së Kupës së Botës pati shumë momente të paharrueshme, por mes tyre ishte edhe gjesti i portierit Emiliano Martinez me trofeun e portierit më të mirë të turneut, që sapo e kishte marrë.

Ai e shpjegoi kështu veprimin e tij për radion argjentinase “La Red”: “E bëra atë gjest pasi francezët më vërshëllenin. Nuk shkon me mua arrogance”.

Gjithashtu, Martinez pati edhe disa fjalë për Mbappe, i cili i shënoi 3 gola në ndeshje dhe një në serinë e penalltive. Në dhomën e zhveshjes, Martinez u dëgjua të thonte: “Një minutë heshjte… për Mbappe që ka vdekur”.

Komento: