Portieri i Barcelonës lë skuadrën, ja ku po transferohet

23:32 | 25 Qershor 2019

Jasper Cillessen është portieri i dytë tek Barcelona e që ka vendosur ta vazhdojë karrierën në tjetër klub.

Valencia ka zyrtarizuar kompletimin e nënshkrimit të portierit të Barcelonës, i cili do të luaj në Ligën e Kampionëve si startues sezonin e ardhshëm

Holandezi ishte portier i dytë në Blaugrana prej që ju bashkua atyre nga Ajax me 2016, por ai ishte i qartë se dëshironte që të luante futboll të rregullt dhe do ta këtë këtë në Valencia.

Edhe pse nuk është konfirmuar, kurse portieri momental i Los Che, Neto do ta zëvendësoi Cillessen të Barcelona si zëvendësues i Marc-Andre ter Stegen.

Marcelono ende nuk e favorizon Neton dhe ai dëshiron një portier të ri, madje kishte provuar edhe Jaume Domenech para fundit të sezonit, por tani ka lojtarin e preferuar. Cellessen është nënshkrimi i parë i Valencias këtë verë.

Komento: