
Autogoli qesharak i portierit të Chelseat kundër Ajaxit.
Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, e shënoi një autogol të çuditshëm që është bërë viral në rrjetet sociale, në ndeshjen e së martës kundër Ajaxit, që përfundoi me barazim në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Klubi holandez Ajax kishte qenë duke fituar me rezultat 4:1 kundër Chelseat në Stamford Bridge të martën, mirëpo ndeshja përfundoi me barazim, pasi Daley Blind dhe Joel Veltman u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutën e 68-të të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.
Portieri Kepa Arrizabalaga u mposht nga bashkëlojtari i tij Tammy Abraham qysh në fillim të ndeshjes, pasi që ylli i ri i Chelseat shënoi autogol vetëm pas dy minutave lojë, kur e devijoi një gjuajtje të lirë.
Megjithatë, vetë portieri spanjoll e pati një incident edhe më turpërues më vonë gjatë ndeshjes, kur shënoi autogol me kokë, pasi topi u kthye në drejtim të tij pasi e goditi shtyllën e portës, pas një goditjeje të bukur nga Hakim Ziyech i Ajazit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4:4, pasi, përveç dy autogolave, për Ajaxin shënuan edhe Quincy Promes dhe Donny van de Beek. Ndërsa, për Chelsean shënuan Cesar Azpiliciueta, Reece James dhe dy penallti të shënuara nga Jorginho.