Portieri i Drenicës kryen përgatitjet para ndeshjes me Trepçën në lloç

14:50 | 29 Nëntor 2023

Drenica dhe Trepça do të përballen ditën e sotme në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me fillim nga ora 13:00.

Në fotografitë e publikuara para ndeshjes nga skuadra e Drenicës vërehet lloçi në stadium.

Në foto shihet portieri Altin Gjokaj i mbuluar me lloç.

Infrastruktura vazhdon të jetë pika më e zezë në futbollin tonë.

Komento: