Portieri i Shqipërisë duket se po bëhet shumë i kërkuar.
Tottenham është në kërkim të një portier dhe synon ta sjellë në Londër numrin një të Lazios dhe gardianin e Shqipërisë, Thomas Strakoshën, i cili thuhet ta ketë refuzuar Liverpoolin verën e kaluar.
Sipas gazetës “Il Messaggero”, Tottenhami e vlerëson shqiptarin si zëvendësuesin ideal të portierit francez Hugo Loris.
Si gjithmonë. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është negociues i vështirë dhe i ka vënë një çmim prej 40 milionë euro Strakoshës.
Sipas të njëjtës gazetë, Liverpooli e kishte bërë një ofertë prej 30 milionë euro për shqiptarin sezonin e kaluar, por Lazio e kishte refuzuar.
Strakosha është djali i legjendës shqiptare Foto Strakoshës dhe është rritur në akademinë e Lazios.