
Lëndim i tmerrshëm i Patricios, largohet nga fusha me maskë oksigjeni.
Portieri i Wolves, Rui Patricio u detyrua të largohet nga fusha me maskë oksigjeni pas një incidenti me bashkëlojtarin Conor Coady.
Portugezi u godit në fytyrë nga gjuri i mbrojtësit derisa provonte ta ndalonte Mohamed Salah që të realizoi golin.
Kjo goditje ishte mjaftë e rëndë për Patricion që u dërgua jashtë fushe në 13 minutat e fundit.
33-vjeçari u trajtua për disa minuta në fushë nga stafi mjekësorë, pastaj u largua me maskë oksigjeni.
Trajneri i Wolves, Nuno Santo dhe stafi i tij shikuan këtë lëndim të tmerrshëm me fytyrë mjaftë të shqetësuar.