Ajaxi arrin marrëveshje me portierin nga Kosova, paguan 12 milionë euro për të.
Skuadra e madhe dhe me histori nga Holanda, Ajaxi ka arritur marrëveshje me portierin nga Kosova, Diant Ramaj.
Sipas raportimeve në mediat e huaja, Ramaj tashmë është pajtur me kushtet që ka ofruar klubi me histori në Holandë, shkruan Lajmi.net
Shifra që pritet të paguaj skuadra e Ajaxit për portierin e Eintracht Frankfurtit është 12 milionë euro (përfshi edhe bonuset).
Ramaj ka lindur në Gjermani por ka prejardhjen nga Gjakova e Kosovës. Ai momentalisht është portieri i Kombëtares së Gjermanisë në grupmoshat e reja.