Portieri kosovar arrin marrëveshje me Ajaxin për 12 milionë euro

09:30 | 02 Gusht 2023

Ajaxi arrin marrëveshje me portierin nga Kosova, paguan 12 milionë euro për të.

Skuadra e madhe dhe me histori nga Holanda, Ajaxi ka arritur marrëveshje me portierin nga Kosova, Diant Ramaj.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, Ramaj tashmë është pajtur me kushtet që ka ofruar klubi me histori në Holandë, shkruan Lajmi.net

Shifra që pritet të paguaj skuadra e Ajaxit për portierin e Eintracht Frankfurtit është 12 milionë euro (përfshi edhe bonuset).

Ramaj ka lindur në Gjermani por ka prejardhjen nga Gjakova e Kosovës. Ai momentalisht është portieri i Kombëtares së Gjermanisë në grupmoshat e reja.

Komento: