Portierit të Kosovës i rritet vlera, ja sa kushton Muric tani

21:12 | 17 Qershor 2019

Edhe portierit të kombëtares së Kosovës i është rritur vlera.

Është tani portieri Aro Muric, që ka pësuar rritje të konsiderueshme në ‘Transfermarkt’, faqe që merret me vlerat e futbollistëve.

21 vjeçari i Manchester Cityt, tani vlen hiq më pak se dy milionë euro.

Vlen të ceket se Muric në tetor të vitit të kaluar, ka vlejtur gjysmë milionë euro.

Kujtojmë se ditë më parë rritje të konsiderueshme ka pasur edhe Milot Rashica, vlera e të cilit tani është 20 milionë euro.

Komento: