Portierit të Kosovës i thyhet ‘zemra’

11:32 | 18 Prill 2019

Manchester City është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Tottenham në një ndeshje tepër dramatike.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric humbi mundësinë për të koleksionuar një medalje nga Liga e Kampionëve.

Skuadra e tij, Manchester City u mposht në çerekfinale nga Tottenham duke i dhënë fund ëndrrës evropiane.

Muric ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet një zemër e thyer.

Humbja e ka munduar edhe gardianin kosovar, por ata janë në garë për të fituar Premierligën.

Komento: