Pjesë e dytë spektakolare, Portugalia e mposht me vështirësi Ganën.
Portugalia ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme sot në Kupën e Botës.
Portugezët e mundën me rezultat 3:2 Ganën, në ndeshjen e tyre të parë në këtë Botëror.
Pjesa e parë ishte e heshtur, pa gola të shënuar, shkruan Gazeta Express.
Kurse, 45 minutat e dytë dhuruan spektakël në vete.
Fillimisht, Cristiano Ronaldo realizoi nga penalltia në minutën e 65-të, një penallti tejet diskutabile.
Por, gëzimi i portugezëve zgjati vetëm tetë minuta, pasi Ajeë barazoi shifrat në 1:1.
Portugalia arriti që të kundërpërgjigjej dhe Brenda dy minutave shënoi dy herë, për ta vulosur fitoren.
Joao Felix riktheu epërsinë e ekipit të tij në minutën e 78-të, kurse dy minuta më pas, Leao shënoi për 3:1.
Krejt çfarë bënë Gana ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 89-të të ndeshjes
Me këtë fitore, Portugalia tani shkon e para në grupin H me tri pikë, dy më shumë se Uruguay dhe Korea e Jugut, kurse Gana gjendet në vendin e fundit pa pikë.