Portugalia e nis me fitore bindëse ndaj Lihtenshtajnit, shënon edhe Ronaldo

22:59 | 23 March 2023

Dy gola nga Ronaldo, Portugalia e nis me fitore bindëse ndaj Lihtenshtajnit.

Portugalia e ka nisur me një fitore bindëse ndaj Lihtenshtajnit (4-0) fazën kualifikuese për ‘Euro 2024’, në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës.

Vetëm një gol u realizua në fraksionin e parë të lojës kur një top i kthyer shkoi në këmbët e Joao Cancelos, goditja e të cilit u devijua nga një lojtar kundërshtar dhe preku këmbët e Cristiano Ronaldo para se të përfundonte në portë (8’).

Me të filluar pjesa e dytë, një mbrojtës mysafir e largoi një top vetëm deri te Bernardo Silva që ndodhej në zonë dhe anësori e dërgoi në rrjetë (47’).

Erdhi radha e Cristiano Ronaldos. Superylli i futbollit e realizoi golin e tretë të vendasve nga pika e bardhë (51’).

Nuk vonoi dhe erdhi goli i dytë personal (i katërti për ekipin) që ishte spektakolar. Një gjuajtje e lirë e akorduar shumë pranë pati për ekzekutues Ronaldon, i cili ‘e nguliti’ topin në mes të murit dhe nëpër duart e portierit (63’).

Me këtë fitore, Portugalia merr primatin në Grupin J me tri pikë të arkëtuara në ndeshjen e parë dhe ndiqet nga Bosnje e Hercegovina me pikë të barabarta.

Komento: