Posta e Kosovës kujdestaron deri në ora 22:30

11:53 | 16 Prill 2020

Posta e Kosovës me zyra kujdestare deri në ora 22:30.

Pas masave të fundit qeveritare, nga sot Posta e Kosovës ka vënë në funksion shtesë edhe shtatë zyra kujdestare, të cilat do të ofrojnë shërbime qytetarëve në qytetet/regjionet më të mëdha me orar nga ora 08:00 deri 22:30 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.

Ndërsa në zyrat tjera postare në çdo komunë, shërbimi për qytetarët ofrohet me orarin: 08:00- 16:00 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.

Prishtinë, Zyra Postare që objektin kryesor në lagjen “Dardania”

Prizren, Zyra Postare në rrugën “Adem Jashari”

Mitrovicë, Zyra Postare në rrugën “Afrim Zhitia”

Pejë, Zyra Postare në rrugën “Mbretëresha Teutë”

Gjakovë, Zyra Postare në rrugën “UÇK”

Gjilan, Zyra Postare në rrugën “Adem Jashari”

Ferizaj, Zyra Postare në rrugën “Dëshmorët e Kombit”

Posta thotë se pavarësisht gjendjes së pandemisë të COVID-19 në të cilën ndodhet edhe vendi ynë, kjo iu është përshtatur lirisë së lëvizjes së gjithë qytetarëve.

Komento: