
Kosova po pret që brenda këtij viti të formojë qeverinë e re.
Procesin e negociatave në mes të LVV-së e LDK-së po del se peng po e mban posti i presidentit të Kosovës.
Në fakt, një gjë e tillë është hasur që nga mbajtja e zgjedhjeve të para nacionale.
Madje edhe kur Ibrahim Rugova fitonte bindshëm, hynte në negociata për këtë post.
Ujdia atë kohë u arrit mes LDK-së, PDK-së e AAK-së, dhe se me përplasjet e asaj kohe, kjo ishte zgjidhja e vetme.
Një problem të tillë e pati edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, që s’i kishte votat e mjaftueshme, por që i siguroi në votimin e tretë.
Jakup Krasniqi thotë se për këtë çështje është dashur të ndryshohet Kushtetuta.