Posti i presidentit “mollë sherri” i negociatave politike në Kosovë ndër vite – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Posti i presidentit “mollë sherri” i negociatave politike në Kosovë ndër vite

21:26 | 21 Dhjetor 2019

Kosova po pret që brenda këtij viti të formojë qeverinë e re.

Procesin e negociatave në mes të LVV-së e LDK-së po del se peng po e mban posti i presidentit të Kosovës.

Në fakt, një gjë e tillë është hasur që nga mbajtja e zgjedhjeve të para nacionale.

Madje edhe kur Ibrahim Rugova fitonte bindshëm, hynte në negociata për këtë post.

Ujdia atë kohë u arrit mes LDK-së, PDK-së e AAK-së, dhe se me përplasjet e asaj kohe, kjo ishte zgjidhja e vetme.

Një problem të tillë e pati edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, që s’i kishte votat e mjaftueshme, por që i siguroi në votimin e tretë.

Jakup Krasniqi thotë se për këtë çështje është dashur të ndryshohet Kushtetuta.

Komento: