Vëllai i Donjet Pajazitaj përkujton ditën kur iu zhduk motra që më pas e gjetën pa shenja jete.
Deçanasja Donjeta Pajazitaj ishte zhdukur para katër viteve, e cila më pas u gjet pa shenja jete me dy plumba në kokë.
Pasi raportohej si e zhdukur, Donjeta Pajazitaj, ishte gjetur pa jetë më 17 dhjetor në Bjeshkët e Strellcit.
Vëllai i sajë Shkelqim Pajazitaj e ka kujtuar atë nëpërmjet nj statusi në rrjetin social facebook. Ai ka kërkuar drejtësi për motrën.
4 vite nga dita e zhdukjes tënde
Sod 4 vite pa ty
4 vite ende gjygje, vujtje e malltretime, deri kur do te kete drejtesi ne ty oj #KosovaIme ?
Deri kur #Drejtesi ?.