Postoi video duke shtënë me armë – arrestohet deçanasi

20:36 | 29 Tetor 2021

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pas një pranimi të një video-incizimi ku i dyshuari e kishte postuar në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:

• 1 (një) Pushkë me laser cal: 7.62mm,

• 1 (një) Pushkë gjuetie 12mm,

• 1 (një) Tytë e cal i panjohur

• 1 (një) dylbi e pushkës

• 1 (një) laser për armë

• 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm

• 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm.

Komento: