
Dy të dyshuar janë arrestuar në Prizren. Të njëjtit kishin postuar në rrjete sociale, video ku shihen duke gjuajtur me armë.
PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Malet e Pashtrikut, Prizren / 01.12.2025 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kishin postuar video në rrjete sociale ku ata shiheshin duke shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike e kalibrit të panjohur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.