Pothuajse e kryer: Belotti i Milanit

14:38 | 27 Tetor 2021

Marrëveshja është arritur: Belotti te gjiganti italian me kosto zero.

Andrea Belotti pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti është duke e luajtur sezonin e tij të fundit me Demat e Torinos.

27-vjeçarit i skadon kontrata me Torinon në fund të sezonit dhe ka refuzuar që ta rinovojë atë. Belotti ka luajtur gjashtë ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 1 gol.

Interesim për Belottin kanë shfaqur gjigantët italian Inter, Roma, Napoli dhe Milan, ndërsa mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën e tij të re.

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Belotti ka arritur marrëveshje me Milanin dhe se kjo marrëveshje do të zyrtarizohet në janar.

Belotti do të transferohet verën e ardhshme në San Siro me parametra zero, ndërsa pritet të firmos kontratë pesë vjeçare me pagë prej 4 milionë eurove në sezon.

Komento: