Pothuajse e kryer: Conte te skuadra e madhe italiane

17:38 | 28 Mars 2019

Roma synon ta marrë trajnerin Antonio Conte, Pallotta i gatshëm t’ia plotësojë të gjitha kërkesat trajnerit italian.

Antonio Conte prej një viti është i papunë pas largimit nga drejtimi i Chelseat.

Por duket se trajneri italian të ardhmen do ta ketë në vendlindjen e tij, pasi kërkesat për të janë të mëdha.

Juventus, Inter dhe Roma janë tri skuadrat italiane që po e duan trajnerin Antonio Conte.

Mediat italiane kanë raportuar se Roma duket më afër Contes, pasi presidenti James Pallotta është gati t’ia plotësojë të gjitha kërkesat.

Pallotta ka kontaktuar direkt Conten dhe i ka bërë të qartë se është gati të shpenzojë për ta ndërtuar një skuadër fituese.

Problemi kryesor mbetet tek paga e lartë e italianit, që vazhdon të marrë 12 milionë euro në vit nga Chelsea pas shkarkimit.

Roma mund t’i ofrojë deri në tetë milionë në sezon, por ky do të jetë maksimumi nga Giallorosët.

Komento: