PSG është pajtuar që Neymari të rikthehet te Barcelona.
Paris Saint-Germain raportohet se është pajtuar që të lejojë Neymarin të rikthehet te Barceloba bë këtë verë.
Sulmuesi brazilian ka kohë që e dëshiron rikthimin në Camp Nou, mirëpo që marrëveshja mes skuadrës franceze dhe asaj katalunase nuk është arritur ende.
Sipas asaj që raporton tani AS, Neymar e dëshiron me ngulm kalimin te Barcelona dhe duket se tani është shumë afër të realizojë një gjë të tillë.
28-vjeçari kishte tentuar një gjë të tillë edhe në verën e kaluar, mirëpo në fund ishte pajtuar të qëndronte në Parkun e Princave.
Tani, mediumi spanjoll bën të ditur se dy skuadrat janë pajtuar që të arrihet një marrëveshje për lojtarin, me një shumë të lartë transferimi.
Besohet se Barcelona duhet t’i paguajë 170 milionë euro PSG-s për të përfunduar transferimin, derisa në vitin 2017 kishte përfituar 222milionë nga shitja e tij.