Pothuajse e kryer: Xavi do të jetë trajner i Barcelonës

08:29 | 13 July 2020

Xavi do të jetë trajner i Barcelonës herët a vonë – thotë presidenti i klubit.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka pranuar se Xavi Hernandez do të bëhet trajner i klubit herët ose vonë, por këmbënguli se klubi është i gatshëm ta mbështesë trajnerin e tanishëm, Quique Setien, për të vazhduar edhe sezonin e ardhshëm.

Skuadra katalonase ka dështuar të lërë mbresa nën udhëheqjen e Setien dhe renditet në pozitën e dytë në La Liga, duke e lënë Real Madridin në pozitë ideale për ta fituar titullin në ligë, transmeton Gazeta Express.

E gjithë kjo na nxitur thashetheme se Setien mund të zëvendësohet në fund të sezonit me Xavin, i cili ka konfirmuar se është duke u përgatitur për ta kthyer në Camp Nou si trajner.

Derisa Bartomeu konfirmoi se Xavi do të jetë trajner i Barçës në të ardhmen, përkrahja e tij tani për tani shkon për Setien.

“Xavi do të jetë trajner i Barçës, herët apo vonë. Por tani për tani ne nuk jemi në kërkim të një trajneri, e kemi Quique Setienin”, tha Bartomeu për TV3.

“Quique Setien do të jetë trajner i skuadrës në Ligën e Kampionëve dhe në këto dy ndeshjet e mbetura në ligë”, shtoi ai.

“Vullneti jonë është ta mbajmë Setienin deri në përfundim të kontratës së tij. Ne ishim në shtëpinë e Setien për të folur për të ardhmen dhe planet për sezonin e ardhshëm”, nënvizoi ai.

Komento: