
Gati gjysma e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë tashmë janë shëruar.
IKSHPK njoftoi se janë katër raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërkohë që 22 persona janë shëruar.
Kështu, kjo është dita e tetë me radhë që numri i të shëruarve kalon atë të rasteve të reja.
Tani me 22 të shëruarit, numri total i të shëruarve është 403.
Ndërkohë numri total i të prekruve në Kosovë është 855.
Kjo do të thtoë se gati gjysma e të infektuarve tani janë shëruar.
Njëkohësisht, 26 persona që janë prekur nga virusi Covid-19 kanë ndërruar jetë.
‘’Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.’’, thuhet në komunikatën e IKSHPK.