Andrea Belotti i bashkohet Romës.
AS Roma janë pranë nënshkrimit me sulmuesin Andrea Belotti.
Kjo u raportua nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano i cili tha se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit romak tashmë ka javë që është arritur.
Ndërkohë, po punohet shumë dhe marrëveshja finale është gati në përfundim, transmeton Gazeta Express.
Belotti u largua nga Torino në qershor, kur i skadoi kontrata me klubin që u bë i njohur.