Pothuajse punë e kryer: Interi po e bën transferimin e madh

21:50 | 09 June 2020

Duket se skuadra e Interi po përgatitet për një transferim të madh.

Inter janë në rrugën e duhur për të siguruar mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali, për 30 milionë euro, duke shtuar edhe disa shpërblime të lidhura me performancën, raporton Sky Sport Italia.

Edhe Gianluca Di Marzio raporton për një marrëveshje që është afër përfundimit mes dy klubeve, pasi Tonali e bëri të qartë se preferenca e tij ishte ‘San Siro’.

Pavarësisht se u rrit si një tifoz i Milanit, 20 vjeçari po preferon skuadrën e Contes, pjesë e të cilës janë edhe mesfushorët e Italisë, Stefano Sensi dhe Nicolo Barella.

Tonali ka shënuar një gol dhe ka asistuar pesë herë në 23 ndeshje në sezonin debutues në Serie A.

Juventus, Manchester United, Arsenal, Fiorentina, Barcelona, Napoli dhe PSG, ishin gjithashtu të interesuar për talentin italian.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino kishte thënë se dëshiron 50 milionë euro për shërbimet e Tonalit, por kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka ndikuar në vlerat e transferimeve.

Komento: