Pothuajse punë e kryer: Milan siguron transferin e parë për merkaton e janarit

11:11 | 02 January 2023

Milan siguron transferin e parë për merkaton e janarit.

Punë e kryer, Milan siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Siç raporton Sky Sports, Milan ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Paraguai, Guarani për transferimin e portierit 24-vjeçar, Devis Vasquez.

Vasquez është edhe portier i kombëtares së Paraguait, ndërsa Milanit pritet t’i bashkohet ditët në vijim.

Transferimi i Vasquez vjen si pasojë e lëndimit të Mike Maignan, i cili nuk është rikuperuar ende.

Komento: