Pothuajse punë e kryer: Milan tranferon yllin polak në janar?

19:32 | 21 September 2022

Milan pritet të përfundojë nënshkrimin e qendërmbrojtësit Jakub Kiwior nga Spezia në muajt e ardhshëm.

Më herët gjatë ditës së sotme, një raport nga Goal raportoi se informacioni ka mbërritur nga ‘një nga personli i stadiumit’ – siç konfirmohet nga një burim tjetër – se Kiwior është shumë afër transferimit te Milani nga Spezia, përcjell ORAinfo.

Ata deklaruan se dikush i afërt me reprezentuesin polak ka thënë se ‘gjithçka është bërë’.

Sipas të fundit nga FootMercato, 22-vjeçari polak – i cili refuzoi West Ham gjatë merkatos së verës – është afër bashkimit me Milanin.

Diskutimet midis Spezia-s dhe drejtuesve të kuqezinjve kanë rezultuar në një marrëveshje pothuajse totale për një shumë që vlerësohet të jetë 18 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Milani po punon paralelisht për të arritur një marrëveshje për kushtet personale me lojtarin, por diskutimet janë tashmë në një fazë të avancuar edhe, kështu që palët e ndryshme të përfshira janë optimiste për të arritur një marrëveshje shpejt. /ORAinfo/

Komento: