
Milani siguron shërbimet e belgut, Charles De Ketelaere.
Milani është në prag të përfundimit të një marrëveshjeje për mesfushorin, Charles De Ketelaere.
Sipas “Tuttomercatoweb”, përgatitja dhe shkëmbimi i dokumenteve është tashmë në proces të klubit italian dhe Club Brugge, përcjell Gazeta Express.
Mediumi italian gjithashtu raportoi se kjo lëvizje do të mbyllet për 32 milionë euro, plus bonuse dhe përqindje në rishitje.

De Ketelaere pritet që të shtunën të udhëtojë për në Milano për të përfunduar kalimin e tij në “San Siro”.
21-vjeçari ishte objektivi kryesor i kampionëve të Italisë për afatin kalimtar të kësaj vere.
Dy klubet nga Premierliga, Evertoni dhe Leeds Unitedi, kishin shprehur interesimin gjithashtu për mesfushorin belg.