Pothuajse ZYRTARE! Dy top yjet po i bashkohen Barcelonës

19:54 | 21 Maj 2021

Tashmë është e përfunduar, sulmuesi i Manchester Cityt, Aguero ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Kështu, argjentinasi do të jetë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2023.

Përveç, Agueros, Barcelona po mundohet të firmos edhe me Memphis Depayn, ku ky i fundit ia ka konfirmuar klubit të tij se dëshiron të bashkohet me Barçën.

Komento: