Pothuajse zyrtare, Morata po largohet nga Chelsea

14:25 | 08 January 2019

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata nuk ka arritur të ambientohet të Chelsea.

Dhe pritet që në afatin e janarit të përshëndetët me klubin nga Londra.

Maurizio Sarri i ka bërë me dije Alvaro Morata që të gjej një skuadër të re, pasi nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar, ku është shumë afër të arrijë marrëveshje me Sevillan, përcjell lajmi net.

Skuadra spanjolle e dëshiron transferimin e Moratas në formë huazimi me të drejt blerje në fund të këtij sezoni.

Sevilla ka pranuar ta paguajë pagën e spanjollit, ndërsa i ka ofruar Chelsea 40 milionë euro për shërbimet e tij në fund të sezonit.

Komento: