Potter nën presion – kush mund ta zëvendësojë anglezin si trajner i Chelseat

23:26 | 26 Shkurt 2023

Graham Potter mund të jetë penduar për kalimin e tij në Chelsea.

Trajneri 47 vjeçar u largua nga Brightoni për t’u transferuar në Stamford Bridge.

Anglezi mund të shkarkohet nga Chelsea në ditët e ardhshme – por kush mund ta zëvendësojë atë?

Pas një disfate 2-0 si mysafir ndaj rivalëve londinez Tottenhamit, Chelsea ndodhet në vendin e 10-të në Ligën Premier.

Në një formë shokuese, Blutë kanë fituar vetëm një nga 11 ndeshjet në vitin 2023 – me Potter që tani gjendet buzë shkarkimit.

Por, kush mund ta zëvendësojë anglezin nëse Todd Bohely me aksionerët e tjerë vendosin ta shkarkojnë:

THOMAS TUCHEL
Tifozët duan dëshpërimisht kthimin e gjermanit. Ai fitoi me Chelsean Ligën e Kampionëve në 2021, i çoi ata në finalet e Kupës FA dhe finalen e Kupës Carabao në vitin 2022.

Tuchelit iu dha çuditërisht letra e shkarkimit në shtator të këtij sezoni, duke u zëvendësuar nga Potter.

ROBERTO DE ZERBI

De Zerbi ka vazhduar të bëjë mrekulli te Pulëbardha, duke i ndihmuar ata të jenë të shtati në Ligën Premier.

MAURICIO POCHETTINO
Një lëvizje te ish-rivalët londinez për ish-trajnerin e Tottenhamit?

Në dukje e paimagjinueshme… dhe megjithatë raportimet e fundit bëjnë të ditur se Chelsea bëri një qasje si “Plani B” në rast se Potter do të shkarkohej.

Besohet se argjentinasi e refuzoi ofertën.

ZINEDIN ZIDANE
Legjenda e Francës shijoi një periudhë të jashtëzakonshme suksesi në Real Madrid në dy periudha – 2016-18 dhe 2019-21.

Zidane fitoi dy tituj të La Ligës dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve si trajner i Los Blancos.

JOSE MOURINHO
A mundet Special One të shijojë një periudhë të tretë në Stamford Bridge?

Mourinho fitoi tre tituj të Ligës Premier në dy periudhat e tij të para dhe ka qenë gjithmonë i afërt me fansat, pavarësisht polemikave të herëpashershme.

Legjenda portugeze besohet të jetë i pakënaqur te Roma.

Komento: