Pozhari flet për Nasim Haradinajn: Në Kosovë thyeje tavolina, në Hagë po qan

20:55 | 13 Janar 2022

Xhevdet Pozhari godet Nasim Haradinajn: Në Kosovë thyeje tavolina, në Hagë po qan.

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka goditur ish-luftëtarin e UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili gjatë seancës së fundit ndaj tij në Hagë, u përlot teksa për burgimin e vëllait.

Pozhari përmes një postimi tha se Haradinaj paska qajtë në Hagë, ndërsa në Kosovë, gjatë emisioneve i ka thyer tavolinat.

Pozhari e vazhdoi shkrimin e tij duke thënë ‘Mbahu burrë, kalon edhe kjo’.

“Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione. Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo…”, shkroi Pozhari në Facebook.

Kujtojmë se në seancën e fundit ndaj tij, Nasim Haradinaj dëshmoi për torturat që iu bënë nga serbët, po ashtu foli edhe për burgimin e vëllait.

Komento: