Pozhari kërkon rikthimin e Vitisë: Kosova s’pati kurrë ministër më të përkushtuar

19:57 | 06 October 2022

Xhevdet Pozhari, analist i çështjeve politike, ka lavdëruar ish-Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se shëndetësia nuk ka pasur kurrë ministër më të përkushtuar.

Kështu ka deklaruar Pozhari me anë të një postimi në Facebook, ku ka shtuar se, sipas tij, Vitia e ka ngritur standardin e angazhimit qeveritar në një tjetër nivel.

“Shëndetësia nuk ka pasur kurrë Ministër më të përkushtuar. Dhe, dyshoj se do të ketë edhe në të ardhmen. Arben Vitia e ka ngritur standardin e angazhimit qeveritar në tjetër nivel”, ka thënë Pozhari.

Duhet kujtuar se Arben Vitia, ishte larguar nga posti i ministrit të Shëndetësisë, në tetor të vitit të kaluar, post të cilin më pas e morri dhe e ushtroi deri në ditën e sotme Rifat Latifi.

Komento: