Pozhari për shtesat mujore për fëmijë: Me aq pare munden me e ble veç nga një kifle për 20 ditë

00:05 | 04 January 2023

Ministri i Financave, Hekuaran Murati, ka njoftuar sot se ka filluar aplikimi për shtesa për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, kjo shtesë është 10 euro në muaj.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari duke qenë kritik për shumën e mbështetjes.

“Kallxoni Hekuran Muratit se me aq pare, për 20 ditë fëmijët munden me e ble veç kah një kifle. Se është t’u kujtu që namin e ka bo!”, ka shkruar Pozhari.

Pozhari ka thënë se këtyre prindërve iu ndalen “20-30 fish” më shumë taksa.

“Ndërkohë, prindërve të këtyre fëmijëve çdo muaj nga paga ju ndalen taksat 20-30 fish ma shumë se sa ky 10 eurosh, me të cilat paguhen Hekurani me të tjerët. Këta që mundohen me na e shit si sukses kulmor të qeverisjes ndarjen e 10 eurove në muaj për fëmijë! Allahile, na kurseni nga kopallat”, ka përfunduar Pozhari shkrimin në llogarinë e tij në Facebook.

Komento: