Pozhari: VV mund edhe të mos e propozojnë emrin për kryeparlamentar në seancën konstituive

11:08 | 02 April 2025
pozhari:-vv-mund-edhe-te-mos-e-propozojne-emrin-per-kryeparlamentar-ne-seancen-konstituive


Analisti politik Xhevdet Pozhari për FrontOnline ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve të fundit dhe procesin e formimit të qeverisë në Kosovë

Pozhari theksoi se deri më tani nuk ka pasur përmendje të një emri të mundshëm për kryeparlamentar.

Sa i përket procedurave pas përfundimit të zgjedhjeve dhe certifikimi. Deri më tani nuk kemi parë që të përfolët një emër për kryeparlametar. Në këto rrethana është vështirë të thuhet diçka për konstituimintha ai për FrontOnline.

Më tej, Pozhari komentoi edhe për ngërçin politik që ka krijuar koalicioni i mundshëm mes partive, duke theksuar se “asnjë parti nuk duhet të ketë vija të kuqe”, duke i cilësuar këto si naivitet nga ana e partive që kanë formuar koalicion me LDK-në dhe jo me VV-në.

Unë mendoj se asnjë parti nuk duhet të ketë vija të kuqe dhe kjo flet për naivitetin se partitë që kanë bërë koalicion me LS e jo me VV-në. Në politikë këto janë gjëra që nuk do të duhej të ndodhnin u shpreh ai,

Sa i përket emrave të mundshëm për kryeparlamentar, Pozhari shprehu dyshime për një disponim të mjaftueshëm nga ana e VV-së për të propozuar një emër konkret për këtë pozitë.

 “Sa i përket emrave, unë nuk shoh disponim nga VV për emër konkret e kjo do të thotë që mund edhe të mos e propozojnë emrin në seancën konstituive tha ai.

Komento:
loading