Pozita dhe opozita në Gjilan nuk po bien në ujdi për seancat e Kuvendit Komunal

12:01 | 28 Qershor 2024
pozita-dhe-opozita-ne-gjilan-nuk-po-bien-ne-ujdi-per-seancat-e-kuvendit-komunal

Komuna e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar për mbajtje të seancës në Kuvend Komunal me fillim nga ora 10:00, mirëpo pozita nuk mori pjesë në seancë.

Në rend të ditës ishte kërkesa për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i planit të të hyrave vetanake të vitit 2023, në shumën e mbi 2.5 milionë euro.

Asamblistja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Gresa Avdiu, ka shprehur shqetësimin e saj se deri tani i është bërë thirrje opozitës që t’i votojnë këto kërkesa, ndërsa sot në seancë mungon pozita dhe ekzekutivi.

Këto sjelle të pozitës, Avdiu i quan turp.

“Në rend dite ishte kërkesa për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i planit të të hyrave vetanake të vitit 2023, në shumën e mbi 2.5 milionë euro. Deri sot thirrje për opozitën që t’i votojnë këto bartje, e sot as pozita e as ekzekutivi në sallë. Turp”, ka shkruar Avdiu.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk lejon transmetimin e seancave për media dhe për qytetarë.

Avdiu sa i përket kësaj, për Telegrafin thotë se ka skaduar kontrata dhe se të njëjtit nuk po e vazhdojnë më.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk lejon transmetimin e seancave për media dhe për qytetarë, derisa Avdiu për këtë thotë se ka skaduar kontrata dhe se të njëjtit nuk po e vazhdojnë më.

Ndërsa, sa i përket ndërprjes së seancës së kuvendit kanë reaguar edhe nga komuna, derisa të njëjtit kanë deklaruar se opozitës nuk i ka mjaftuar transmetimi në kanalin zyrtar youtube edhe në atë të komunës.

“Ka dështuar të mbahet sërish seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK-AAK) ka lëshuar sallën nën arsyetimin se Komuna e Gjilanit nuk ka siguruar transmetim medial, siç ka qenë në të kaluaren. Opozitës (LDK-AAK) nuk i ka mjaftuar transmetimi në kanalin zyrtar youtube dhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në Facebook, duke theksuar se pa transmetim medial nuk mund të vazhdohen punimet”, thuhet në komunikatën e komunës.

Tutje thuhet, se në emër të grupit të LVV-së asambleisti Ismajli Kurteshi, ka kërkuar nga këshilltarët komunalë të pozitës dhe opozitës që urgjentisht të ulen bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për ta zgjidhur problemin e për ta tejkaluar këtë situatë.

Paraprakisht, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, tha se ka bërë kërkesa të vazhdueshme drejtuar ndaj kryetarit të Komunës për të siguruar transmmetim medial për mbajtjen e seancave, duke shtuar se deri tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje. /Telegrafi/.

Komento: