Prangosen 12 shqiptarë në Gjermani, punonin në të zezën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Prangosen 12 shqiptarë në Gjermani, punonin në të zezën

11:40 | 21 Nëntor 2019

Policia në Gjermani, kap 12 shqiptarë që punonin në të zezën.

Policia në Wolfsburg të Gjermanisë ka të ditur se ka prangosur 12 punëtorë shqiptarë, të cilët punonin ilegalisht.

Po ashtu, sipas mediave vendase në momentin kur po afroheshin makinat e doganës, tre punëtorë shqiptarë kanë tentuar të largohen. Ndërkohë, pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ata nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani.

Fillimisht tetë prej tyre kanë treguar dokumente false identiteti të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtare të BE-së. Mirëpo, pavarësisht tentativës së tyre, autoritetet i dërguan punëtorët në polici për ekzaminim më të saktë të dokumenteve dhe për marrje në pyetje.

Doganierët me këtë rast kanë konstatuar se disa nga punëtorët kanë qenë duke marrë padrejtësisht ndihma sociale ose kanë qenë të regjistruar në mënyrë fiktive si persona me veprimtari të pavarur, përcjell albinfo. ch.

Komento: