Prangosën 189 persona të organizatës FETO në Turqi

13:21 | 17 December 2019

Po vazhdon prangosja e anëtarëve të organizatës FETO në Turqi.

Si pasojë e operacioneve të ndara në kryeqytetin e Turqisë janë prangosur të paktën 189 të dyshuar të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së, është zhvilluar operacion ndaj punonjësve civilë të sektorit privat dhe publik me pretendim se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO/PDY dhe përdorues të programit ByLock.

Ekipet në kuadër të operacionit kanë prangosur 171 të dyshuar në mesin e 260 të dyshuarve prej të cilëve shtatë janë përcaktuar se gjenden jashtë vendit.

Të dyshuarit pas kontrollit mjekësor janë dërguar në polici. Ndërkohë vazhdojnë punimet edhe për kapjen e të dyshuarve tjerë.

Ndërkohë, në hetim të ndarë është vendosur urdhërarresti për 18 të dyshuar të FETO-s punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në spitale, prej të cilëve pesë janë në detyrë aktive.

Ekipet e Policisë së Ankarasë kanë kryer operacion me udhëzimin e Kryeprokurorisë së Ankarasë, dhe në këtë drejtim janë prangosur 10 të dyshuar.

Vazhdojnë operacionet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Komento: