Prangosen 5 persona për rastin e mbrëmshëm në Prishtinë, mësohen emrat e tyre

13:33 | 16 Gusht 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet.

Policia e Kosovës ka bërë prangosjen e pesë personave lidhur me rastin e therjes së dy personave mbrëmë në Prishtinë.

Falë vigjilencës dhe reagimit të shpejt, Policia ka arritur që të prangoste pesë të rinj.

Burime të Indeksonline-t bëjnë të ditur emrat e personave të prangosurve e që janë: Dion Krasniqi, Dijamant Gollaku, Leart Cakiqi, Lir Ndrejaj e Flokart Ademi.

Po ashtu, në kërkim janë edhe dy personat e tjerë: Endrit Gashi dhe Arjanit Paqarizi.

Gjendja e dy personave të goditur është jashtë rrezikut për jetën.

Komento: